KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërroj jetë avokati Halil Ilazi nga Ferizaj

24 February 2022

ekipi

Prishtinë, 24.02.2022 – Oda e Avokatëve të Kosovës njofton opinionin se me datë 23.02.2022, humbi anëtarin e saj, avokatin Halil Ilazi.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, me datë 24.02.2022, në ora 13:00 varrezat e fshatit Muhoc, Komuna e Ferizaj.

Dega Regjionale në Ferizaj në nderim të jetës dhe veprës së avokatit Ilaz, do të mbaj ceremoni komemorative në teatrin Adriana në Ferizaj nga ora 11:00.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Avokati, Halil u lind me 03.02.1937 në fshatin Muhoc, Komuna Ferizaj. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Shkup në vitin 1959, derisa titullin e magjistrit e mori me datë 19.05.1980, ndërsa provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 21.04.1980 në Prishtinë.

Avokati Halil, nga data 31.01.2003 ushtroi profesionin e avokatit me seli të zyrës në Ferizaj, derisa i njëjti kishte ushtruar këtë veprimtari edhe përgjatë viteve 1990-2000.