KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Betohen 16 avokatë të rinjë dhe 32 praktikantë

24 February 2022

ekipi

24.02.2022, Prishtinë – Oda e Avokateve të Kosovës sot mbajti ceremoninë e Betimit të Avokateve  ku para Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi dhanë betimin 16 avokatë të rinjë si dhe 32 praktikantë të avokatisë.

Në këtë ceremoni të organizuar nga Oda, Kryetari Ejupi pasi  ju uroi suksese avokatëve dhe praktikantëve të rinjë (në profesionin e avokatisë), theksoi rolin dhe rendësinë e madhe që Oda e Avokatëve të Kosovës po ju jep këtyre ceremonive duke theskuar faktin se avokatia është një profesion dhe mision fisnik i cili  duhet të ushtrohet me ndershmëri dhe  përgjegjshmëri te madhe gjithmonë në pajtim me Kodin e Etikës Profesionale të Avokatit.

Në këtë ceremoni morën pjesë avokati z. Gëzim Kollçaku me seli të zyrës në Pejë dhe z. Besnik Berisha me seli të zyres në Prishtinë, të cilët me një fjalë rasti, i’u drejtuan avokatëve dhe praktikantëve të rinjë, duke ritheksuar rëndësinë e profesionit të Avokatit.

Ne ceremoni morën pjesë edhe shumë familjar dhe të afërm të Avokatëve dhe Praktikantëve të cilët ishin dëshmitar të Betimit që para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës e dhanë Avokatët dhe Praktikantët e rinjë.

Oda e Avokatëve të Kosovës falënderon te gjithë pjesëmarrësit dhe Avokatëve e Praktikantëve të rinjë, i’u dëshiron shumë suksese në ushtrimin e profesionit të ri.