KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Ejupi, mori pjesë në lansimin e Raportit të vlerësimit krahasues të të dhënave mbi funksionimin e Sistemit të Drejtësisë në Kosovë (2014 – 2020)

01 March 2022

ekipi

Prishtinë, 01.03.2022 – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi mori pjesë në lansimin e raportit “Vlerësimi krahasues i të dhënave mbi funksionimin e Sistemit të Drejtësisë në Kosovë (2014 – 2020)”, i bazuar në metodologjinë e Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ) për vlerësimin e sistemeve gjyqësore.

Kryetari i Odës, fillimisht falënderoj përkrahësit e këtij projekti CEPEJ dhe bashkëpjesëmarrësit në hartimin e këtij raporti me qëllim të arritjes së standardeve ndërkombëtare.

“Oda e Avokatëve të Kosovës, gjatë kësaj periudhe ka vazhduar me përmbushjen e misionit të saj, për përmirësimin e kushteve të avokatëve derisa nga numri afërsisht 700 sa ka qenë në vitin 2014, aktualisht Oda e Avokatëve të Kosovës numëron 1177 avokatë, prej tyre 919 meshkuj dhe 258 femra. Oda në bashkëpunim me partnerët e saj aktualisht ka krijuar sistemin e digjitalizimit të administratës derisa është në koordinim të vazhdueshëm për përmirësimin e kushteve të mëtejme” theksoj Kryetari Ejupi.

Raporti është hartuar nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me institucionet relevante të drejtësisë: Odën e Avokatëve të Kosovës, Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial dhe Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, nëpërmjet projektit të mbështetur nga Këshilli i Evropës bazuar në metodologjinë e Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ) për vlerësimin e sistemeve gjyqësore.

Raportin e gjeni duke klikuar këtu.