KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Oda e Avokatëve të Kosovës, fillon me mbajtjen fizike të trajnimeve të AVLO-së

12 March 2022

ekipi

Oda e Avokatëve të Kosovës – Qendra Trajnuese për Avokatë, sot me datë 12.03.2022, pas më shumë se dy viteve filloj me një normalitet të ri, organizimin dhe mbajtjen fizike të trajnimeve nga Arsimimi i Vazhdueshem Ligjor i Obliguar (AVLO), me avokatët nga Dega Regjionale e Ferizajt.

Trajnimi i parë aktualisht është duke u mbajtur me avokatët nga Regjioni i Ferizajit, e ku ligjërues është z. Agim Maliqi – Gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës, në temën “Aplikimi i udhëzuesit për politika ndëshkimore nga prizmi i avokatit”.

Trajnimin e hapi me fjalë përshëndetëse, znj. Albulena Ukimeraj – Koordinatore e Qendrës Trajnuese, e cila falenderoj avokatët për pjesëmarrje duke theksuar rolin dhe rëndësinë e AVLO-së, në jetën profesionale të avokatëve e posaqërisht kthimin e normalitetit në kuptim të mbajtjes fizike të këtyre trajnimeve.

Pjesëmarrës në trajnim janë rreth 50 avokatë duke përfshirë edhe Kryetarin e Degës Regjionale në Ferizaj, z. Fitim Shabani i cili si nikoqir i këtij trajnimi shprehu nevojën dhe mirënjohjen për fillimin e mbajtjes së këtyre trajnimeve në formë fizike .

Oda e Avokatëve të Kosovës, në vijim do të organizoj trajnime të njejta në të gjitha Regjionet tjera e ku ligjërues do të jenë profesionist të fushave përkatëse, krejt me qëllim që avokatët të kenë mundësi të ngritjes profesionale por edhe përmbushjen e obligimeve sa i përket pikëve të AVLO-së