KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Oda e Avokatëve të Kosovës fillon trajnimin me grupin e radhës, për përgatitjen e Provimit të Jurisprudencës

12 March 2022

ekipi

Prishtinë, 12.03.2022 – Oda e Avokatëve të Kosovës, filloj me mbajtjen e Trajnimit për përgatitjen e Provimit të Jurisprudencës, me kandidatët potencial për t’iu nënshtruar këtij provimi. Ky është grupi i dytë për vitin 2022.

Në fillim të këtij trajnimi pjesëmarrësve i’u dëshiroj mirëseardhje Drejtori Ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Besim Curri, i cili pasi që njoftoj të pranishmit me rregullat e trajnimit, theksoj se “Profesioni i juristit kërkon gjithmonë që juristi të jetë brenda ose i njoftuar me ndryshimet e vazhdueshme ligjore dhe këtë pa asnjë dyshim e mundëson ky trajnim, i cili ka ligjëruesit më të përgatitur për t’iu ofruar avancimin e njohurive tuaja profesionale”.

Gjithashtu, Drejtori Ekzekutiv kërkoj nga pjesëmarrësit e trajnimit që vlerësimin e ligjëruesve dhe të stafit të Odës, ta bëjnë në mënyrë objektive dhe të sinqertë, në mënyrë që t’i mundësojnë menaxhmentit zgjedhjen e ligjëruesve sa më të mirë dhe sa më profesionist.

Shikuar nga aspekti statistikor të gjithë ata që ndjekin/kryejnë trajnimin në Odën e Avokatëve të Kosovës, Provimin e Jurisprudencës e kalojnë me sukses dhe kalueshmëria është jashtëzakonisht e lartë.

Më tutje, pjesëmarrësit në dy ditët vijuese do të ndjekin trajnimin nga lënda “E drejta Penale” me ligjërues z. Artan Qerkini, avokat në Prishtinë.

Vlenë të ceket se përmes këtij trajnimi, kandidatët do të mund të ngrisin aftësitë profesionale me qëllim të përgatitjes dhe dhënies së Provimit të Jurisprudencës. Trajnimi përbëhet nga programet themelore dhe të avancuara duke përfshirë ligjërues, ekspert dhe profesionist të fushave, për të cilat ata janë përgjegjës në ushtrimin e profesioneve juridike.

Trajnimi do të zgjas 8 (tetë) javë dhe në përfundim të trajnimit Oda, do të pajisë kandidatët me certifikatë për ndjekjen e trajnimit.