KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK, merr pjesë në punëtorinë për draft Kodin e Procedurës Penale

14 March 2022

ekipi

Prishtinë, 14.03.2022 – Përfaqësues të Odës së Avokatëve të Kosovës, në krye me Kryetarin Behar Ejupi, Nënkryetarin Naim Rudari dhe avokati Artan Qerkini, marën pjesë në punëtorinë në të cilën u diskutua për draft Kodin e Procedurës Penale, të organizuar nga Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës, me përkrahjen e OSBE-së.

Pjesëmarrës të tjerë ishin nga Ministria e Drejtësisë, si sponsoruese e draft Kodit,  OSBE-ja, Ambasada e Shteteve të Bashkuara, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit, Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe nga Shoqëria Civile.

Diskutimet dhe komentet për draft Kodin, pritet të vazhdojnë edhe në ditë të tjera, me qëllim të finalizimit para procedimit të mëtejmë për miratim.

Vlen të ceket se Oda e Avokatëve të Kosovës, në vazhdimësi ka qenë e angazhuar që të inkorporoj ndryshimet e propozuara derisa u diskutua në tërësi për dispozitat veç e veç të draft Kodit, e ku përfaqësuesit e Odës paraqitën propozimet e tyre dhe do të vazhdojnë edhe në takimet e ardhshme në mënyrë që të kemi një Kod të Procedurës Penale, sa më të mirë dhe më të avansuar që i shërben sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës.