01 April 2022
01.04.2022, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës, organizoj dhe mbajti ceremoninë e Betimit ku para Kryetarit të Odës, z. Behar Ejupi dhanë betimin 51 avokatë të rinj si dhe 25 praktikantë të avokatisë.
Ceremoninë e udhëhoqi Drejtori Ekzekutiv i OAK-së, z. Besim Curri, derisa Kryetari Ejupi pasi ju uroi suksese avokatëve dhe praktikantëve të rinj, theksoi faktin se avokatia është një profesion fisnik dhe mision i cili duhet të ushtrohet me ndershmëri dhe përgjegjshmëri në pajtim me Kodin e Etikës Profesionale të Avokatit.
Në këtë ceremoni morën pjesë avokatet znj. Drenusha Berisha dhe znj. Fatbardha Elezkurtaj me seli të zyrës në Prizren, të cilat me një fjalë rasti, i’u drejtuan avokatëve dhe praktikantëve të rinj, duke ritheksuar rëndësinë e profesionit të Avokatit.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe shumë avokatë, familjarë dhe të afërm të Avokatëve dhe Praktikantëve, të cilët ishin dëshmitarë të Betimit të cilin e dhanë para Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës.
Oda e Avokatëve të Kosovës falënderon mediat për prezencën e tyre në përcjelljen e këtij aktiviteti, derisa Avokatëve e Praktikantëve të rinj, i’u dëshiron shumë suksese në ushtrimin e profesionit të ri.