20 May 2022
20.05.2022, Vilnius (Lituani) – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, i shoqëruar nga Kryetari i Degës Regjionale në Ferizaj, z. Fitim Shabani dhe anëtari i Këshillit Mbikëqyrës, z. Naim Spahiu, morën pjesë në Konferencën e 15-të vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Avokatëve (IBA), në Lituani.
Në këtë Konferencë, kanë marr pjesë avokatë nga e gjithë bota për të diskutuar zhvillimet e fundit dhe çështjet që prekin sferën e profesionit të avokatit.
Kryetari Ejupi, shfrytëzoj rastin dhe pati shumë takime me Kryetarët e Odave të të shumë shteteve dhe me avokatë të njohur nga e gjithë bota, të cilët i njoftoj lidhur me aktivitetet dhe mënyrën e funksionimit të profesionit të avokatisë në Kosovë, duke përfituar nga rasti Kryetari Ejupi, paraqiti edhe sukseset e vazhdueshme dhe transformimet të cilat Oda e Avokatëve të Kosovës, ka arritur ndër vite.
Nëpërmjet këtyre takimeve synohet të krijohen ura bashkëpunimi nëpërmjet shkëmbimit të përvojave të ndërsjella, në mes të Odave të Avokatëve nga e mbarë bota, duke përfshirë edhe Odën e Avokatëve të Kosovës.