KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari i OAK-së, z. Behar Ejupi në vizitë zyrtare në Angli

13 June 2022

ekipi

07-11.06.2022, Londër – Delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës, në krye me Kryetarin e saj z. Behar Ejupi dhe avokatin z. Kujtim Kërveshi, morën pjesë në vizitën studimore në Londër – Angli, në kuadër të projektit të Erasmus + ENEMLOS, i cili ka të bëjë  me klinikat ligjore, për ofrimin e shërbimeve juridike falas nga studentët e Fakulteteve Juridik, e ku Oda e Avokatëve të Kosovës, ka një rol shumë të rëndësishëm në këtë proces.

Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni nga Oda e Avokatëve të Kosovës, mori pjesë në aktivitetet e parapara derisa vlen të theksohet vizita në Regent's University London, me ekspertët juridik të Universitetit, derisa temë kryesore ishte organizimi, funksionimi  dhe programet në kuadër të klinikave ligjore.

Oda e Avokatëve të Kosovës, synon dhe është duke u angazhuar që të jap kontributin e saj, në koordinim me të gjithë akterët relevant, për përmirësimin e kushteve për ushtrimin e profesionit të avokatit,  për përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit të drejtësisë si dhe avancimin e respektimit të të drejtave të njeriut në Kosovë.