KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Trajnim për lirinë e shprehjes dhe të drejtën për qasje në dokumenta publik

09 July 2022

ekipi

07-08/07/2022– Resort Ujëvara e Drinit – Radavc (Pejë), Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, kanë organizuar trajnim dy ditorë me Avokatët, me temën: “Trajnim për lirinë e shprehjes dhe të drejtën për qasje në dokumenta publik”.

Ky trajnim, është hapur nga znj.Albulena Ukimeraj, Koordinatore e Qendrës Trajnuese për Avokatë – OAK, vazhduar me prezantimin e projektit nga znj. Gresa Musliu, Zyrtare e Lartë e projektit, Këshilli i Evropës, zyra në Prishtinë dhe ka vijuar me prezantimin pjesëmarrësve.

Trajnerët znj. Flutura Kusari, eksperte e Këshillit të Evropës dhe Z. Fadil Sinanaj, trajner i certifikuar nga JUFREX, në ditën e parë, kanë trajtuar këto tema dhe nëntema:

  • Hyrje në të drejtën e lirisë së shprehjes, fushëveprimi i nenit 10 të KEDNJ dhe organizimi dhe funksionimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
  • E drejta e aksesit në dokumente publike Rregullimi kushtetues dhe ligjor në nivel vendor
  • Prezantimi i Konventës së Këshillit të Evropës për Qasje në Dokumentet Publike Nr. 205.
  • Diskutim: e drejta për qasje në dokumente publike dhe çështjet me të cilat përballen avokatët në punën e tyre të përditshme.

Punë në grup duke e përmbyllur ditën e parë me një rast studimor për diskutim ndërmjet pjesëmarrësve.

Dita e dytë e trajnimit ka filluar me temën:

  • Praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për të Drejtën e Qasjes në Dokumente Publike.
  • Roli i Agjencisë për Informim dhe Privatësisë në të drejtën e informimit.
  • Trajtimi i kërkesave për akses në dokumente nga autoritetet zyrtare.

Punë në grupe të vogla: diskutimi i një kërkese për akses në dokumente publike dhe zbatimi i standardeve të GJEDNJ në praktikë.

Trajnimi ka përfunduar me vlerësim dhe përfundime

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë 10 Avokatë.

Në fund të këtij sesioni trajnues dy ditorë, Avokatët janë certifikuar.