KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ligji për Barazinë dhe Mos diskriminimin: Trajnim strategjik gjyqësor i avokatëve

26 June 2022

ekipi

Në datat 21, 22, 24, 25 dhe 26 qershor 2022 – në Hotel International,Prishtina, Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me OSCE, misionin në Kosovë, kanë organizuar trajnime të ndara disa ditore me temën: “Ligji për Barazinë dhe Mosdiskriminimin: Trajnim strategjik gjyqësor i avokatëve”

Me datë 21 qershor 2022 trajnimi është hapur me fjalë përshëndetëse e OSBE-së dhe Odës së Avokatëve të Kosovës. Prezantimi i Trajneres.

Shehida Miftari, Zyrtare Nacionale e Programit, Misioni i OSBE-së në Kosovë, Albulena Ukimeraj, Koordinatore e Qendrës së Trajnimit të Avokatëve dhe Margarita S. Ilieva, Trajnere.

Në këtë ditë, nga trajnerja Margarita S. Ilieva janë trajtuar këto tema dhe nëntema:

Diskriminimi i drejtpërdrejtë. Elementet e padisë, me anë të përkufizimeve në të drejtën e Bashkimit Evropian, të transpozuar në ligjin e Kosovës.

Diskriminimi i drejtpërdrejtë. Elementet e kërkesës/padisë, duke përdorur përkufizimin e praktikës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Nën moderimin e Sehida Miftari dhe Margarita S. Ilieva trajnimi ka vijuar me një Sesion të ndarë, për grupe pune

Në këtë trajnim të datës 21 qershor kanë marrë pjesë 8 Avokatë.

Në fund të këtij sesioni trajnues ditorë, Avokatët janë certifikuar  dhe kanë fituar 5 Kredi AVLO.

Me datë 22 qershor 2022 , trajnimi filloi me fjalë hyrëse nga  Shehida Miftari, Zyrtare Nacionale e Programit, Misioni i OSBE-së në

Kosovë dhe Margarita S. Ilieva, Trajnere.

Në këtë ditë, nga trajnuesja Margarita S. Ilieva janë trajtuar këto tema dhe nën tema:

Rikapitulim i Trajnimit për Trajnerë të vitit 2021

U zhvillua diskutim në grup.

Prezantim përkujtues nga trajnerja dhe prezantim i sesioneve të ardhshme njëditore.

Nën moderimin e Sehida Miftari dhe Margarita S. Ilieva trajnimi ka vijuar me Punë në grup dhe përgatitjen e prezantimeve.

Prezantime nga pjesëmarrësit dhe Diskutim në grup.

Në këtë trajnim të datës 22 qershor kanë marrë pjesë 5 Avokatë.
Në fund të këtij sesioni trajnues ditorë, Avokatët janë certifikuar  dhe kanë fituar 5 Kredi AVLO.

Me datë 24 qershor 2022 trajnimi është hapur me fjalë përshëndetëse e OSBE-së dhe Odës së Avokatëve të Kosovës. Prezantimi i Trajneres.

Shehida Miftari, Zyrtare Nacionale e Programit, Misioni i OSBE-së në Kosovë, Besim Curri, Drejtor Ezekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Margarita S. Ilieva, Trajnere.

Në këtë ditë, nga trajnerja Margarita S. Ilieva dhe trajnerët në trajni, janë trajtuar këto tema dhe nëntema:

Diskriminimi i drejtpërdrejtë. Përkufizimet në të drejtën e Bashkimit Evropian dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Diskriminim i tërthortë. Përkufizimet në të drejtën e Bashkimit

Evropian dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Transpozimi në legjislacionin e Kosovës.

Ngacmimi dhe ngacmimi seksual. Përkufizimet në të drejtën e Bashkimit Evropian dhe transpozimi në ligjin e Kosovës.

Parimi i zhvendosjes së barrës së provës. Përkufizimet në të drejtën e

Bashkimit Evropian dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Transpozimi në legjislacionin e Kosovës.

Akomodim i arsyeshëm. Përkufizimet në të drejtën e Bashkimit Evropian dhe transpozimi në ligjin e Kosovës.

Përfaqësimi strategjik i rasteve dhe Rrjetëzimi për përfaqësim të rasteve.

Nën moderimin e Sehida Miftari dhe  Margarita S. Ilieva u zhvilluan Diskutime përmbyllëse dhe komente.

Në këtë trajnim të datës 24 qershor kanë marrë pjesë 20 Avokatë.

Në fund të këtij sesioni trajnues ditorë, Avokatët janë certifikuar  dhe kanë fituar 5 Kredi AVLO.

Me datë 25 qershor 2022 trajnimi është hapur me fjalë përshëndetëse e OSBE-së dhe Odës së Avokatëve të Kosovës. Prezantimi i Trajneres.

Shehida Miftari, Zyrtare Nacionale e Programit, Misioni i OSBE-së në Kosovë, Besim Curri, Drejtor Ezekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Margarita S. Ilieva, Trajnere.

Në këtë ditë, nga trajnerja Margarita S. Ilieva janë trajtuar këto tema dhe nëntema:

Diskriminimi i drejtpërdrejtë. Përkufizimet në të drejtën e Bashkimit Evropian dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Diskriminim i tërthortë. Përkufizimet në të drejtën e Bashkimit Evropian dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Transpozimi në legjislacionin e Kosovës.

Ngacmimi dhe ngacmimi seksual. Përkufizimet në të drejtën e Bashkimit Evropian dhe transpozimi në ligjin e Kosovës.

Parimi i zhvendosjes së barrës së provës. Përkufizimet në të drejtën e Bashkimit Evropian dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Transpozimi në legjislacionin e Kosovës.

Akomodim i arsyeshëm. Përkufizimet në të drejtën e Bashkimit Evropian dhe transpozimi në ligjin e Kosovës.

Përfaqësimi strategjik i rasteve.

Nën moderimin e Sehida Miftari dhe  Margarita S. Ilieva u zhvilluan Diskutime përmbyllëse dhe komente.

Në këtë trajnim të datës 25 qershor kanë marrë pjesë 16 Avokatë.

Në fund të këtij sesioni trajnues ditorë, Avokatët janë certifikuar  dhe kanë fituar 5 Kredi AVLO.

Me datë 26 qershor 2022 trajnimi është hapur me fjalë përshëndetëse e OSBE-së dhe Odës së Avokatëve të Kosovës. Prezantimi i Trajneres.

Shehida Miftari, Zyrtare Nacionale e Programit, Misioni i OSBE-së në Kosovë Besim Abdullahu, Zyrtar për komunikim, dhe Margarita S. Ilieva, Trajnere.

Në këtë ditë, nga trajnerja Margarita S. Ilieva janë trajtuar këto tema dhe nëntema:

Diskriminimi i drejtpërdrejtë. Përkufizimet në të drejtën e Bashkimit Evropian dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Diskriminim i tërthortë. Përkufizimet në të drejtën e Bashkimit Evropian dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Transpozimi në legjislacionin e Kosovës.

Ngacmimi dhe ngacmimi seksual. Përkufizimet në të drejtën e Bashkimit Evropian dhe transpozimi në ligjin e Kosovës.

Parimi i zhvendosjes së barrës së provës. Përkufizimet në të drejtën e Bashkimit Evropian dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Transpozimi në legjislacionin e Kosovës.

Akomodim i arsyeshëm. Përkufizimet në të drejtën e Bashkimit Evropian dhe transpozimi në ligjin e Kosovës.

Përfaqësimi strategjik i rasteve.

Nën moderimin e Sehida Miftari dhe  Margarita S. Ilieva u zhvilluan Diskutime përmbyllëse dhe komente.

Në këtë trajnim të datës 26 qershor kanë marrë pjesë 19 Avokatë.