KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari i DR Pejë u takua me Administratorin e Prokurorisë Themelore në Pejë

01 September 2022

ekipi

Prishtinë, 31.08.2022 – Kryetari i Degës Regjionale në Pejë, të Odës së Avokatëve të Kosovës, Blerim Ademaj, mbajti takim me Administratorin e Prokurorisë Themelore në Pejë.

Në takim morën pjesë edhe avokati Shaban Gashi nga Peja dhe Minire Mataj zyrtare e financave e kësaj Prokurorie.

Pjesë e diskutimeve ishin pikat e rendit të ditës, si vijon:

  • Mënyra e përfaqësimit të avokatëve sipas detyrës zyrtare në Polici dhe Prokurori;
  • Mënyra e pagesës sipas Udhëzimit Administrativ 02/2014.
  • Mënyra e njoftimit të avokatëve dhe
  • Plotësimi i formularit për pagesë.

Kryetari i DR Pejë, kërkoj nga kjo Prokurori që të mos anashkalohet zyra e OAK-së dega në Pejë, dhe të respektohet vendimi KPK.nr.150/2013, me rastin e angazhimit të avokatëve sipas detyrës zyrtare, meqë sipas z. Ademaj, ka disa avokatë të pa përgjegjshëm dhe të pa ndershëm që shfrytëzojnë lidhjet e tyre brenda Policisë dhe anashkalojnë zyrën përkatëse që ka Dega Regjionale në Pejë, lidhur me këtë çështje.

Kryetari i DR Pejë, njoftoj zyrtaren e financave lidhur me mënyrën e pagesave sipas udhëzimit që është në fuqi ashtu që kompensimi për orë shtesë kur kalojnë më shumë se 5 minuta duhet të bëhet në përqindjen prej 30%.

Po ashtu u theksua se avokatët nuk njoftohen 7 ditë para mbajtjes së seancës së marrjes në pyetje nga ana e Prokurorisë, gjë e cila shkakton ç’rregullim, në listën e përfaqësimeve, ashtu që avokatët duhet të njoftohen paraprakisht në këtë afat para nga ana e Prokurorëve, derisa palët u pajtuan që avokatët tani e tutje t’i plotësojnë vet formularët përkatës të angazhimit në polici, bazuar në numrin e kallëzimit penal dhe pastaj ta dorëzojnë në zyrën e prokurorit kujdestar për procedim të mëtejmë së bashku me procesverbalin e marrjes në pyetje në polici.

Si përfundim, palët u dakorduan lidhur me kërkesat e më sipërme, siç u trajtuan në këtë takim.