KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Para Kryetarit të Odës, japin betimin 32 avokatë dhe 19 praktikantë të rinjë

06 September 2022

ekipi

06.09.2022, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës, organizoj dhe mbajti ceremoninë e Betimit Solemn, ku para Kryetarit të Odës, z. Behar Ejupi, dhanë betimin 32 avokatë të rinj si dhe 19 praktikantë të avokatisë.

Ceremoninë e betimit e udhëheqi Drejtori Ekzekutiv i OAK-së, z. Besim Curri, derisa një fjalë rast mbajti Kryetari Ejupi, i cili fillimisht ju uroi shumë suksese avokatëve dhe praktikantëve të rinj, derisa theksoj se avokatia është një profesion fisnik dhe mision i cili  duhet të ushtrohet me ndershmëri dhe  përgjegjshmëri në pajtim me Ligjin, Kodin e Etikës Profesionale të Avokatit dhe aktet tjera normative.

Në këtë ceremoni si pjesë e panelit morën pjesë edhe avokatët znj. Luljeta Jashari-Hertica me seli të zyrës në Prishtinë, znj. Qendresa Lajçi-Bajraktari me seli të zyrës në Ferizaj  dhe z. Arian Hetemi me seli të zyrës në Lipjan, të cilët me një fjalë rasti, i’u drejtuan avokatëve dhe praktikantëve të rinj, duke uruar ata për hyrjen në profesionin e avokatisë dhe po ashtu duke ritheksuar rëndësinë e profesionit të Avokatit.

Në këtë ceremoni si mysafir morën pjesë avokatë, familjarë dhe të afërm të avokatëve dhe praktikantëve të rinjë, të cilët ishin dëshmitarë të Betimit, të cilin e dhanë para Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i’u dëshiron shumë suksese avokatëve dhe praktikantëve në ushtrimin e profesionit të ri.