KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Njoftim nga mbledhja e Kryesisë së Degës Regjionale në Pejë, e mbajtur me datë 10.09.2022

10 September 2022

ekipi

Njoftimin e dërguar nga Kryesia e Degës Regjionale të Odës së Avokatëve të Kosovës në Pejë, e gjeni si më poshtë.

10.09.2022, Pejë - Njoftim nga mbledhja e Kryesisë së Degës Regjionale në Pejë.

1. Kryesia e Degës Regjionale shpreh shqetësimin e thellë, për kanosjen ndaj anëtarit të saj avokatit Liridon Tafa, dhe kërkon që nga institucionet relevante të marrin veprimeve të caktuara për t’i mbrojtur avokatët. 

2. Kryesia e DR-Pejë kërkon takim  me kryetarin e Gjykatës Themelore në Pejë, z. Armend Berisha, dhe me kryetaren e trupit Gjykues Violeta Husaj-Rugova, që të diskutohet lidhur me rastin në fjalë dhe ky takim duhet të realizohet para datës së seancës se caktuar me dt: 13.09.2022 nga ora 13:00.

Reagimet e kryesisë së Degës pasi që në këtë çështje penale janë ndëshkuar disa avokatë dhe në rastin e fundit është kërcënuar direkt avokati në gatishmëri Av. Liridon Tafa, dhe i njëjti nuk mund të jetë objektiv në këtë çështje pasi që ka ndryshuar raporti i dyshuar i dëmtuar nga këto rrethana kërkojmë nga Gjykata që të mos kërkoj caktimin e asnjë avokati ex-officio, nga Dega Regjionale në Pejë. Derisa të krijohen kushte dhe të sigurohet avokati që do të marr pjesë në seancë që ndaj tij të mos cenohet dinjiteti dhe siguria e avokatit në këtë procedurë. 

Andaj, në kuptim të rrethanave të krijuara, Gjykata tani e tutje duhet t’i drejtohet Odës së Avokatëve në Prishtinë, përkatësisht Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve.