07 October 2022
07.10.2022, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës, mbajti provimin e radhës nga Kodi i Etikës Profesionale për Avokatë, të cilit iu nënshtruan 25 kandidatë për avokatë.
Provimi u mbajt nga Komisioni vlerësues, në përbërje të z. Florin Vërtopi, kryesues i Komisionit si dhe anëtarët z. Bardh Maksuti dhe z. Kemajl Ademaj. Po ashtu gjatë mbarëvajtjes së provimit mori pjesë edhe Koordinatorja e Qendrës Trajnuese znj. Albulena Ukimeraj, e cila paraprakisht njoftoj kandidatët me rregullat gjatë nënshtrimit të këtij provimi.
Oda e Avokatëve të Kosovës, uron të gjithë kandidatët të cilët kanë kaluar provimin dhe ju dëshiron suksese, në procedurat e mëtutjeshme të licencimit.