KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

U mbajt tryeza e diskutimit me temë “Rritja e bashkëpunimit mes Gjykatës – Prokurorisë – Odës së Avokatëve dhe Policisë së Kosovës në Rajonin e Pejës”

12 October 2022

ekipi

Pejë, 10.10.2022 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, z. Armend Berisha, në mbështetje të OSBE-së, në kuadër të projektit “Rritja e bashkëpunimit (koordinimit) mes Gjykatës – Prokurorisë – Odës së Avokatëve dhe Policisë së Kosovës, në Rajonin e Pejës”, mbajti një tryezë diskutimi ku prezent ishin gjyqtarë të Gjykatës Themelore në Pejë, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, z. Agim Kurmehaj, Prokurorë të kësaj Prokurorie, Kryetari i Odës së Avokatëve të Degës Regjionale në Pejë, z. Blerim Ademaj, avokatë nga regjioni i Pejës, Koloneli i Stacionit Policor në Pejë, z. Shaban Shala, përfaqësues nga Policia e Kosovës, komandanti z. Nue Nikolla si dhe stafi mbështetës i Gjykatës dhe Prokurorisë.

Qëllimi i këtij takimi ishte mbledhja e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe stafit mbështetës, nga këto tri institucione të rajonit të Pejës, për të diskutuar mbi rritjen e bashkëpunimit mes tyre, sfidat dhe mundësitë e gjetjes së zgjidhjeve të  përbashkëta.