KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës, mori pjesë në Konferencën vjetore të IBA-së në SHBA

07 November 2022

ekipi

07.11.2022, Miami – Oda e Avokatëve të Kosovës, ka marrë pjesë në Konferencën e organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Avokatëve (IBA), në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë Konferencë, mori pjesë edhe Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, i cili zhvilloj shumë takime nga të cilat duhet veçuar takimin me Presidentin e IBA-së, z. Sternford Moyo, me të cilin diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të Odës së Avokatëve të Kosovës me Organizatën Ndërkombëtare të Avokatëve (IBA), ndihmën që kjo organizatë mund ti jap OAK-së në kuptim të rritjes së kapaciteteve operative të saj, ngritjes së profesionalizmit, shkëmbimin e përvojave në mes të avokatëve, Gjykatat Ndërkombëtare të Drejtësisë, çështja e arsimimit të vazhdueshëm ligjor të avokatëve dhe çështje tjera me interes të dyanshëm.

Vlen të ceket se Oda e Avokatëve të Kosovës, është anëtare e IBA-së, derisa duhet theksuar se në kuadër të kësaj Konference, janë trajtuar tema të ndryshme në shumë sesione, grupe punuese, forume e tryeza, por në fokus të diskutimeve ka qenë “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut me theks të veçantë në Ukrainë” .

Në këtë Konferencë morën pjesë Kryetar dhe përfaqësues të Odave të Avokatëve anëtare të IBA-së, nga e gjithë bota, të cilat morën pjesë në zgjedhjen e organeve të reja të IBA-së, pjesë e të cilave ishte edhe OAK.

Nga OAK, përveç kryetarit ka marrë pjesë edhe Koordinatorja e Qendrës Trajnuese për Avokat, znj. Albulena Ukimeraj, sipas ftesës së veçantë, duke pas parasysh edhe faktin se ndër temat e trajtuara ishte edhe arsimimi i vazhdueshëm ligjor i avokatëve.