KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Organet disiplinore të OAK-së, mbajnë punëtori për ndryshim/plotësimin e Rregullores për Procedurën Disiplinore për Avokatë dhe Praktikantë

11 November 2022

ekipi

Gjilan, 11.11.2022 - Në vazhdim të përpjekjeve të Odës së Avokatëve të Kosovës, për të rritur efikasitetin dhe efektivitetin e punës së saj, sot në Gjilan është duke u mbajtur punëtoria tre ditore në të cilën po marrin pjesë tri organet disiplinore si: Zyra e Prokurorit Disiplinor, Komisioni Disiplinor dhe Komisioni për Ankesa.

Në këtë punëtori, temë qendrore është plotësimi dhe ndryshimi i Rregullores për Procedurën Disiplinore për Avokatë dhe Praktikantë.

Në hapje të kësaj punëtorie të organeve disiplinore, me një fjalë rasti i’u drejtua edhe Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës z. Behar Ejupi, i cili theksoi se Oda e Avokatëve të Kosovës është duke punuar shumë për të fuqizuar normativën, e cila si qëllim primar ka rritjen e imazhit dhe profesionalizmit, që patjetër do të fuqizoj rolin e avokatisë dhe të avokatëve në tërësi.

Kjo punëtori do te zgjas tri dite, dhe po përkrahet nga Misioni i OSBE në Kosovë.