KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Ejupi, priti në takim Kryetarin e Komisionit për Administrimin e Gjykatave z. Fahret Velija, për të diskutuar rreth rritjes së tarifave për ex-officio

15 November 2022

ekipi

15.11.2022, Prishtinë – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, priti në takim Kryetarin e Komisionit për Administrim të Gjykatave z. Fahret Velija nga Këshilli Gjyqësor të Kosovës i cili shoqërohej nga Drejtori i Financave z. Vehbi Behluli, Drejtori i Teknologjisë Informative z. Fatmir Rexhepi deri sa  nga Këshilli i Evropës mori pjesë edhe znj. Stephanie Lefeuvre.

Temat qendrore që u diskutuan në takim ishin rritja e tarifave për angazhimin e avokatëve në rastet sipas detyrës zyrtare dhe po ashtu koordinimin e aktiviteteve në fushën e digjitalizimit të gjyqësorit në raport me avokatët.

Kryetari Ejupi, fillimisht theksoj se çështja e tarifave për angazhimin e avokatëve në rastet sipas detyrës zyrtare, është kërkesa kryesore dhe  e kahmotshme e Odës së Avokatëve të Kosovës, por në situatën e tanishme të krizave dhe inflacionit është një domosdoshmëri ashtu sikur është edhe lehtësimi i procedurave për realizimin e kompensimit. Po ashtu z. Ejupi, theksoj se në udhëzimin e ri duhet të përfshihen edhe disa veprime tjera për të cilat avokatët deri më tani nuk janë kompensuar e ku hyjnë edhe vizita në paraburgim apo përpilimi i mjeteve të jashtëzakonshme juridike.

Kryetari i Komisionit për Administrim e Gjykatave z. Velija, theksoj se Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka marr vendim për formimin e grupit përkatës dhe hartimin e Udhëzimit të ri i cili do të rregulloj edhe çështjen e tarifave dhe procedurat e realizimit të tyre, derisa propozimet e Odës së Avokatëve të Kosovës do të trajtohen gjatë punës se grupit punues, ku kërkohet qe prezent të jetë edhe një përfaqësues i Odes se Avokateve të Kosovës, gjithashtu ai tha se bashkëpunimi me Odën e Avokatëve të Kosovës është i domosdoshëm në këtë çështje por edhe në digjitalizimin e sistemit të drejtësisë.

Në këtë takim u diskutuan edhe çështje tjera me rëndësi për avokatët, sistemin gjyqësor dhe atë të drejtësisë në përgjithësi, derisa vlen të theksohet se kryetari i komisionit e njoftoj kryetarin e OAK-së se shumë shpejt përmes procesit të digjitalizimit do të bëhet e mundur edhe pagesa e taksave gjyqësore online, por edhe të gjitha veprimet tjera procedurale për lëndët që janë në trajtim nga Gjykatat, mund të përcillen në kohë reale.

Palët u dakorduan për bashkëpunim dhe  koordinimin e përbashkët të veprimeve, me qëllim të realizimit të aktiviteteve me synime të ndërsjella për të rritur bashkëpunimin, efikasitetin dhe efektivitetin e të dy institucioneve shumë të rëndësishme për sistemin e drejtësisë.