KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Takimi i menaxhmentit të projektit ERASMUS+ “ENEMLOS”

26 November 2022

ekipi

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës z. Behar Ejupi, mori pjesë në takimin e menaxhmentit të projektit ENEMLOS, për përfaqësimin e Odës së Avokatëve të Kosovës, i cili projekt ka të bëjë me krijimin e Klinikave Ligjore në Fakultetet Juridike të Universiteteve në vendin tonë.

Funksionimi i klinikave ligjore në Fakultetet Juridike është në kuadër të bashkëpunimit edhe të Odës së Avokatëve të Kosovës me Universitetet Publike, me qëllim të ngritjes së nivelit të mësim nxënies tek studentët në aspektin profesional praktik.

Në këtë takim nga Kosova morën pjesë përfaqësues nga Gjykata Themelore në Gjilan, përfaqësues të Fakulteteve Juridike të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, dhe Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë.

Koordinator i projektit është Universiteti i Podgoricës në Mal të Zi.

Projekti ka edhe tre partnerë ndërkombëtarë nga vende si Kroacia, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar.