KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës, mori pjesë në Konferencën tre ditore në Nigeri

12 December 2022

ekipi

Niamy (Nigeri), 07-09.12.2022 – Me ftesë nga Conference International des Barreaux dhe Odës së Avokatëve të Nigerit, Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, dhe avokati z. Florin Lata, i cili është edhe pjesë të klubit të avokatëve Frankofon, morën pjesë në Konferencën me temë: “Siguria Juridike në Kohë të Jo stabilitetit Politik”.

Pasi në ditën e parë u shqyrtua tema e Konferencës, në ditën e dytë u trajtua tema “Pavarësia e gjyqësorit në Kosovë nga viti 1989 deri me sot”, për të cilën u diskutuan sfidat me të cilat është përballur Kosova dhe avancimi i pavarësisë së gjyqësorit.

Vlen të ceket se brenda kornizave të kësaj Konference, Kryetari z. Ejupi zhvilloj shumë takime me kryetar të Odave të Avokatëve nga e gjithë bota, e veçanërisht me autoritete të Nigerit, kolegë të shumtë avokat, në të cilat takime njoftoj për organizimin e Odës së Avokatëve të Kosovës por edhe funksionimin e sistemit të drejtësisë në përgjithësi në Kosovë.

Në këto takime me përfaqësues të Odave të Avokatëve nga mbarë bota, u synua krijimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimi i përvojave të ndërsjella.