KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Këshillit Drejtues po mbanë punëtorinë për hartimin e draft buxhetit për vitin 2023

17 December 2022

ekipi

17.12.2022, Shkodër – Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës, është duke mbajtur punëtori për hartimin e draft buxhetit për vitin 2023 të OAK-së.

Në këtë punëtori anëtarët e Këshillit Drejtues, janë duke diskutuar dhe shqyrtuar propozimet për hartimin e draft buxhetit për vitin e ardhshëm, me qëllim të plotësimit të nevojave të Odës së Avokatëve si dhe avancimin e mëtutjeshëm drejtë rritjes së efikasitetit të shërbimeve ndaj anëtarësisë, por edhe krijimin e politikave gjithëpërfshirëse për të gjithë avokatët në nivel Republike.

Pas përfundimit të kësaj punëtorie, Këshilli Drejtues do të mbaj mbledhjen e rregullt, në të cilën pas miratimit të këtij draft buxheti, i njëjti konform Statutit të Odës, do t’i propozohet Kuvendit të OAK-së për aprovim.