KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari i OAK-së z. Behar Ejupi, shpërndau mirënjohje për ish anëtarët e Këshillit Drejtues

28 December 2022

ekipi

28.12.2022, Prishtinë – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, në një ceremoni festive ndau mirënjohje për ish anëtarët e Këshillit Drejtues të OAK-së, nga mandati i kaluar, në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për avokatinë, Odën e Avokatëve të Kosovës dhe sistemin e drejtësisë në përgjithësi.

Kryetari Ejupi theksoj se Oda e Avokatëve të Kosovës, do të jetë mirënjohëse përherë, për kontributin e secilit ne avancimin e ushtrimit të profesionit të avokatisë, gjatë mandatit 2016-2020.