KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Dega Regjionale në Mitrovicë, mbajti Kuvendin e rregullt vjetor

24 December 2022

ekipi

23.12.2022, Mitrovicë – Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Mitrovicë, mbajti Kuvendin e rregullt vjetor.

Kuvendin e hapi me një fjalë rasti Kryetari i DR Mitrovicë z. Vehbi Beqiri, derisa u diskutuan shumë çështje të cilat i preokupojnë avokatët nga regjioni i Mitrovicës. Kuvendi pas diskutimeve miratoi këto konkluzione:

  1. Përkundër integrimit të sistemit gjyqësor vazhdon të jetë gjendja e rëndë në regjion dhe atë kryesisht në mosfunksionimin gjykatës dhe në zgjedhjen e rasteve të shumta që janë në pritje si në fushën civile dhe penale;
  2. Është e domosdoshme ndërhyrja e KGJK-së dhe KPK-së, në zgjedhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët e regjionit të Mitrovicës që lëndet e tyre presin një kohë të gjatë për tu trajtuar nga viti 2002 e tutje;
  3. Mbështetet Qëndrimi i Kryesisë se Degës se OAK-së dhe KD të OAK-së për ndërhyrjen e shpejtë nga KGJK dhe KPK që të emërohen gjyqtarë dhe prokurorë në numrin e parapara ngase mungojnë se paku mbi 20 pozita që akoma nuk janë plotësuar me vite.
  4. Transparenca e trajtimit të lëndëve të jete e qasshme për të gjithë në veçanti trajtimi i lëndëve sipas viteve dhe përparësisë së tyre.
  5. Të rishqyrtohen rastet, Prokuroria i procedon të pandehurit pa praninë e mbrojtësit apo atë e fton në momentin e fundit dhe nuk merr përsipër shpenzimet e rasteve kur avokati mbrojtës prezanton sipas thirrjes.
  6. Tarifa e shërbimeve të OAK-së “Ex-officio” të rriten dhe ato të zbatohen nga të gjitha organet dhe për të gjitha shërbimet.
  7. Heqja e limitit për pagesë në prokurori dhe gjykata në rastet “sipas detyrës zyrtare”
  8. Anëtarësia vjetore të zvogëlohet në 200 euro në vit dhe ajo të paguhet  me tri këste gjate vitit.
  9. Dega e Mitrovicës kërkon nga Kuvendi i OAK-së dhe Këshillit Drejtues i OAK-së që pas për bazë gjendjen e krijuar pas largimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve serb, anëtarësia për vitin 2023 të jetë në vlerën deri në 50% për Regjionin  e Mitrovicës.
  10. Sa i përket thirrjeve “sipas detyrës zyrtare” qëndrim unanim ishte që të trajtohen të gjithë avokatët e Regjionit në mënyrë të barabarte.