KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës

06 January 2023

ekipi

06.01.2023, Prishtinë -  Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës, kanë nënshkruar Marrëveshje të Bashkëpunimit. Kjo marrëveshje e bashkëpunimit është rezultat i një komunikimi dhe koordinimi të vazhdueshëm të Odës së Avokatëve të Kosovës me Fakultetin Juridik, në kuadër të procesit të reformës së plan programit, ri konceptimit të mësimit klinik dhe funksionalizimit të Qendrës për Studime Klinike (QSK) në kuadër të këtij Fakulteti. 

Qëllimi kryesor i këtij memorandumi është bashkëpunimi i të dy Institucioneve në fuqizimin e Qendrës për Studime Klinike të Fakultetit Juridik, përmes kontributit profesional të avokatëve, krijimin e programit të veçantë për mësimin klinik, në kuadër të plan programit të Fakultetit Juridik, si dhe dhënien e ekspertizës së personelit akademik të Fakultetit Juridik, në hartimin e legjislacionit sekondar të Odës së Avokatëve si dhe kontributin profesional në edukimin e vazhdueshëm ligjor për nevoja të programeve të OAK. Qëllimi i këtij memorandumi është gjithashtu krijimi i kushteve, mundësive dhe formave tjera të bashkëpunimit në mes të OAK dhe Fakultetit Juridik të UP, me qëllim të ofrimit të ekspertizës së përbashkët, në fushën e sundimit të ligjit.

Marrëveshja parasheh ndërmarrjen e veprimeve konkrete nga të dyja palët, për ofrimin praktik të ndihmës juridike falas/pro bono, nga studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës.