KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK mbajti mbledhje Komemorative për Hajrip Krasniqin – Ish/Nënkryetarin e OAK-së dhe Kryetarin e Degës Regjionale në Prizren

11 January 2023

ekipi

11.01.2023, Prizren - Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Dega Regjionale ne Prizren organizuan mbledhje komemorative për ta nderuar figurën e njërit nga  Avokatet dhe juristit më të shquar të Republikës së Kosovës, Kryetarit të Degës Regjionale në Prizren, z. Hajrip Krasniqi.

Pasi të pranishmit me një minutë heshtje nderuan të ndjerin, avokatin Hajrip Krasniqi, fjalën e mori Kryetari i Odës se Avokatëve të Kosovës,  z. Behar Ejupi, i cili duke e përshkruar personalitetin, jetën dhe veprën e z. Hajrip Krasniqit, tha se ai ishte model dhe shembull i profesionalizmit, edukatës për të gjithë ne, i njëjti ka kontribuar jashtëzakonisht shumë për OAK-në dhe për profesionin e avokatisë duke lënë një bagazh të madh profesional , etik dhe si i tillë mbetet shembulli por edhe obligim i yni që të vazhdojmë më tutje rrugën e tij.

Nënkryetari i Degës Regjionale në Prizren, njëherësh bashkëpunëtori i ngushtë i të ndjerit, z.Visar Ostrozubi, tha se Hajripi ishte njeri i matur, i urtë dhe profesionist dhe se nga profesionalizmi i tij përfitoi ai dhe të gjithë avokatët dhe komuniteti i juristëve në përgjithësi.

Me fjalë rasti për shëmbëlltyrën dhe personalitetin e Kryetarit të Degës Regjionale në Prizren folën edhe Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren znj. Shpresa Emra, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Admir Shala, Dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit në Prizren, z. Kadri Kryeziu, deri sa në emër të avokatëve foli avokati z.Pjetër Përgjoka.

Të pranishmëve, në emër të familjes me një fjalë rasti i’u drejtua edhe djali i të ndjerit, z. Klodian Krasniqi, i cili pasi falënderoj pjesëmarrësit për prezencën shprehi krenarin e të qenurit djali i një juristi dhe avokati të mirënjohur, i një prindi shembull që edhe më tutje rritë ndjesinë ose dhimbjen e madhe që ka shkaktuar humbja e tij, e cila zbutë paksa dhimbjen për humbjen e një prindi shembullor.