17 January 2023
Prishtinë, 17.01.2023 – Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Radiotelevizionit 21, për realizimin e emisionit javor Avokati në Studio, në këtë javë u diskutua lidhur me temën: “Recidivistet e Dhunës ne familje si dhe hapat e përmirësimit te kësaj gjendje”.
Në këtë emision, prezantoj z. Fitim Klinaku – Avokat në Prishtinë.
Emisioni synon që të bëjë sensibilizimin e publikut të gjerë për çështje të ndryshme juridike, të drejtat, detyrimet dhe procedurat ligjore.
Po ashtu, synohet që të paraqitet roli i avokatit në realizimin e këtyre të drejtave misioni i tij fisnik dhe profesional, bazuar në ligjet në fuqi dhe normativën tjetër të Odës së Avokatëve të Kosovës.
Emisionin e plotë mund ta ndiqni duke klikuar Këtu.