KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari i OAK-së, z. Behar Ejupi priti në takim shefin e seksionit për ligj dhe drejtësi, të OSBE-së në Kosovë, z. Mark Lasser

02 March 2023

ekipi

02.03.2023, Prishtinë – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, priti në takim shefin e seksionit për ligj dhe drejtësi të OSBE-së në Kosovë, z. Mark Lasser dhe znj. Rachel Rushby, zyrtare e lartë ligjore në OSBE.

Qëllimi i takimit ishte, njohja dhe diskutimi më për së afërmi lidhur me bashkëpunimin në mes të OSBE-së dhe Odës së Avokatëve të Kosovës.

Kryetari z. Ejupi, në këtë takim falënderoj OSBE-në, për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë së Avokatëve të Kosovës, ndër vite në realizimin e sistemit të digjitalizimit por edhe shumë aktiviteteve, të cilat prekin interesin e drejtpërdrejtë të avokatëve dhe avokatisë në përgjithësi. Po ashtu, i njëjti theksoj nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit, dhe përkrahjen e mëtejme të OAK-së, në fushat me interes edhe për OSBE-në.

Z. Lasser, tha se OSBE-ja në Kosovë, do të vazhdoj që të mbështes Odën e Avokatëve të Kosovës, si pjesë shumë e rëndësishme e sistemit të drejtësisë, dhe premtoj se përkrahja do të jetë në shumë fusha në të cilat OSBE ka fokus, e kryesisht që kanë të bëjnë me forcimin e kapaciteteve të Odës së Avokatëve por edhe avokatisë në përgjithësi, në fushën e trajnimeve dhe organizime të eventeve apo kampanjave të ndryshme me interes të përbashkët, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë.

Palët u dakorduan për koordinimin e hapave të mëtejmë, për realizimin e synimeve të përbashkëta.