KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Reagim i Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Degës Regjionale në Mitrovicë, për kërcënimin ndaj avokatit Mahmut Halimi

08 March 2023

ekipi

Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Dega Regjionale në Mitrovicë, me rastin e kërcënimit të avokatit Mahmut Halimi nga Mitrovica, derisa ishte duke kryer obligimin e tij ligjor, në mbrojtje të klientit, shprehin shqetësimin e thellë, për veprimin e personit i cili tani më është identifikuar dhe arrestuar nga policia e Kosovës.

Oda e Avokatëve të Kosovës, falënderon Policinë e Kosovës, për intervenimin e shpejtë derisa, kërkon nga institucionet shtetërore për mbrojtje të rendit dhe ligjit, që të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore në vijim, me qëllim të hetimit të plotë të këtij rasti.

Oda e Avokatëve të Kosovës, edhe njëherë njofton opinionin e gjerë se avokatët kanë obligim ligjor që të mbrojnë/përfaqësojnë, secilin qytetar brenda autorizimeve dhe kornizave ligjore derisa Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatën, i vejmë në vëmendje, se kanë për obligim ligjor të mbrojnë dhe sigurojnë avokatët, derisa ata janë duke kryer obligimet dhe detyrat që kanë gjatë ushtrimit të detyrës së tyre profesionale.