KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK në bashkëpunim me IRZ organizuan trajnim me temën: "Procesi penal për të mitur: Roli dhe detyrat e mbrojtjes në procedurën paraprake".

11 March 2023

ekipi

11.03.2023 - Qendra Trajnuese për Avokatë e Odës së Avokatëve të Kosovës, në bashkëpunim me IRZ-në, kanë organizuar trajnimin me temë: "Procesi penal për të mitur: Roli dhe detyrat e mbrojtjes në procedurën paraprake".

Me një fjalë rasti i'u drejtuan të pranishmëve, u.d. Kryetari i Degës Regjionale të avokatëve në Prizren, z. Visar Ostrozubi, i cili në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës, falenderoj Fondacionin gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ), për mbështetjen dhe bashkëpunimin me Odën e Avokatëve, derisa nga IRZ fjalën përshëndetëse e dha znj. Anja Finke,  Zëvendësdrejtore e Projektit për Europën Juglindore II.

Ligjërues i këtij trajnimi ishte: z. Lukas Pieplow, Avokat në Gjermani.

I njëjti trajnim do të vazhdoj edhe nesër me grupin e dytë të avokatëve nga Regjioni i Prizrenit.

Ofruesi i këtij trajnimi është i akredituar dhe orët e këtij trajnimi (5 kredi ) do të numërohen kredi të AVLO-së.

 

Plotësim i lajmit:

Me datë 12.03.2023, këtë trajnim e ndjekën edhe grupi i dytë i avokatëve nga Dega Regjionale e Prizrenit.