08 May 2023
Prizren, 08.05.2023 – Oda e Avokatëve të Kosovës humbi ish anëtarin e saj, ish avokatin Durmish Koqinaj.
Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.
Varrimi i të ndjerit, do të bëhet nesër me datë 09.05.2023 në ora 13:00 në varrezat e fshatit Vërrmicë.
Ish avokati Durmish, u lind me 06.08.1933, në Prizren. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Beogradit në vitin 1961, ndërsa Provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë në vitin 1966.
Ish avokati Durmish, ushtroi profesionin e avokatit që nga data 20.09.1993 e deri më 04.02.2017 me seli të zyrës në Prizren.
Për ndër të jetës dhe veprës së tij, do të mbahet mbledhje komemorative nesër (09.05.2023) në ora 10:00, në objektin e Gjykatës Themelore në Prizren.