KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Përfundoj trajnimi për Përgatitje të Provimit të Jurisprudencës, certifikohen pjesëmarrësit

06 May 2023

ekipi

Prishtinë, 06.05.2023 - Sot përfundoj trajnimin grupi i radhës për Përgatitje të Provimit të Jurisprudencës.

Në ceremoninë e përfundimit të trajnimit morën pjesë Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi dhe u.d.Drejtori Ekzekutiv, Vjollca Ajeti, derisa në ditën e fundit të trajnimit u ligjërua lënda e drejta Tregtare, nga Njomza Zejnullahu, avokate në Prishtinë.

Kryetari Ejupi, fillimisht deklaroj se Oda e Avokatëve të Kosovës synon që të vazhdoj me organizimin dhe mbajtjen e trajnimeve të tilla edhe në të ardhmen me qëllim që të ofroj mundësi sa më të mira për kandidatët të cilët janë të interesuar që të kalojnë Provimin e Jurisprudencës.

u.d. Drejtori Ekzekutiv, Vjollca Ajeti, ju uroj shumë suksese kandidatëve derisa tha se vlerësimet dhe sygjerimet e pjesëmarrësve janë shumë të rëndësishme në mënyrë që të avancohet edhe më tutje ky trajnim, duke ofruar cilësi të lartë përmes ligjëruesve sa më profesionist.

Oda e Avokatëve të Kosovës, do të vazhdoj me organizimin e trajnimit të radhës andaj fton të gjithë të interesuarit, që të paraqiten në Odën e Avokatëve të Kosovës, për të vijuar trajnimin e radhës që do të organizohet shumë shpejt dhe ku ligjërues do të jenë profesionistët më të mirë që ka sistemi juridik i Kosovës.

Për të qenë pjesë e trajnimit për përgatitje të provimit të jurisprudencës, Ju mund të dërgoni kërkesën përmes e-mail: info@oak-ks.org ose Tel: 038/610-101.

Në kërkesë shkruani kontaktet e juaja (Emrin/mbiemrin, numrin e telefonit, e-mail adresën), pastaj stafi i OAK-së do ju informon me detajet tjera shtesë.