KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

U mbajt punëtori në degën Regjionale në Pejë, me praktikantët e avokatisë së kësaj dege

10 May 2023

ekipi

Sot me datë 10 Maj 2023, në Hotel Dukagjini në Pejë, u mbajt punëtoria një ditore me praktikantët, të cilët e ushtroj praktikën në zyrat e avokatëve të Regjionit të Pejës, e cila punëtori u  mbështet nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë, në Bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës –Dega në Pejë.

Punëtoria e  mbajtur kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve të juristëve - Praktikantëve të rinjë nga Rajoni i Pejës, punëtoria synon të zhvillon aftësitë praktike e ligjore të pjesëmarrësve dhe ndërtimin e besimit të ndërsjellë.

Në këtë punëtori një ditore  ligjërues ishin avokatët e Regjionit të Pejës , temat që u ligjëruan ishin:

  1. Faza e hetimit dhe faza e ngritjes së aktakuzës dhe deklarimi , nga avokati Egzon Berlajolli.
  2. Parimet e procedurës kontestimore, nga avokati Granit Cenaj.

Prezent ishin edhe përfaqësuesit e OSBE-ës:

  1. Yulia Safronova - Zyrtare e lartë ligjore,
  2. Nexhat Llapaj – Zyrtar ligjor vendor dhe
  3. Enes Ramoviç – Zyrtar ligjore.

Me një fjale rasti të pranishmëve ju drejtua  znj.Yulia Safronova – zyrtare e lartë ligjore në zyrën  e OSBE-ës e cila shprehi gatishmëri për bashkëpunime të mëtutjeshme.

Po ashtu,  të pranishmëve ju drejtua Kryetari i Degës Regjionale të OAK-së  në Pejë, av. Blerim Ademaj, me të cilën shpreh falënderimin për mbështetjen e OSBE-së, sa i përket kësaj punëtorie qe ka për qellim  ngritjen e kapaciteteve të juristëve-Praktikanteve të rinjë nga Rajoni i Pejës, punëtoria synon të zhvilloj aftësitë praktike e ligjore të praktikantëve të degës regjionale të OAK në Pejë.

Oda e Avokatëve të Kosovës – Dega në Pejë, e mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Misioni në Kosovë, gjatë kësaj punëtorie kishte për qëllim të ngritjes së mëtejme të kapaciteteve të avokatëve praktikante të Regjionit të Pejës.

Pejë, dt.10.05.2023