KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK, pjesë e vizitës studimore në Gjermani

13 May 2023

ekipi

Trier, 8–12.05.2023 – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj dhe Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, kanë qëndruar për disa ditë në vizitë studimore në Trier të Gjermanisë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte diskutimi mbi përvojat, nevojat dhe shqetësimet në lidhje me trajnimin ligjor në nivel specifik të vendit dhe në grupet e punës të fokusuara respektivisht në gjyqësorin dhe avokatinë. Vizita synon të zhvillojë një strategji të përbashkët trajnimi gjithëpërfshirëse, me të gjitha palët e interesuara në Ballkanin Perëndimor për vitet e ardhshme. 

Pjesëmarrësit në kuadër të kësaj vizite studimore, morën pjesë në aktivitetet e organizuara si në seanca plenare nga ku edhe u shkëmbyen përvoja me përfaqësues nga misioni ERA dhe Komisioni Evropian, si dhe vizituan Gjykatën e Drejtësisë së BE-së në Luksemburg.

Kjo vizitë studimore, është mundësuar nga Akademia e së Drejtës Evropiane (ERA), për përfaqësuesit e nivelit të lartë të instituteve të trajnimit gjyqësor dhe Odave të Avokatëve nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.