03 June 2023
Me datë 03 qershor 2023, (e Shtunë) në Hotel Palace, në Mitrovicë, Qendra Trajnuese për Avokatë e Odës së Avokatëve të Kosovës, në bashkëpunim me EUKO-JUST, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO), ka organizuar seminar me temën: “Ndërtimi i kapaciteteve të avokatëve për kornizën ligjore për mbrojtje ndaj dhunës në familje, nën ombrellën e Odës së Avokatëve të Kosovës".
Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ishte: 43
Ligjëruese e këtij seminari ishte: Bardhë Krasniqi, (EUKO-JUST).
Ofruesi i këtij trajnimi është i akredituar dhe orët e këtij trajnimi (5 kredi) do të numërohen kredi të AVLO-së.