KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërroj jetë avokati Zef (Tomë) Delhysa nga Prizreni

07 July 2023

ekipi

Prizren, 07.07.2023 – Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Zef Delhysa.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Varrimi i të ndjerit, do të bëhet nesër me datë 08.07.2023 në ora 14:00 në varrezat e qytetit në Prizren.

Avokati Zef, u lind me 20.02.1942, në Prizren. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1968, ndërsa Provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë në Prishtinë në vitin 1972.

Avokati Zef, ushtroi profesionin e avokatit, që nga viti 1973 me seli të zyrës në Prizren, njëherit ishte ndër avokatët e parë të regjistruar në regjistrin e Odës së Avokatëve të Kosovës.