KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Reagim i Odës së Avokatëve të Kosovës, ndaj arrestimit të avokatit Besnik Berisha

13 July 2023

ekipi

Prishtinë, 13.07.2023 – Oda e Avokatëve të Kosovës, është njoftuar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj (ashtu siç janë njoftuar edhe mediat), se është shoqëruar në polici avokati Besnik Berisha, të cilit pastaj i është caktuar masa e ndalimit policor.

OAK, sjell në vëmendje se ndalimi i avokatit dhe caktimi i ndonjë mase me heqje lirie, pa një bazë ligjore të fortë cënon rënd dinjitetin dhe sigurinë e profesionit të avokatit, sepse mund të prodhoj pasoja të cilat nuk mund të rikuperohen, nëse nuk arrihet të vërtetohet dyshimi i bazuar.

Andaj, OAK kërkon që hetimi dhe procedurat ligjore të jenë ashtu siç parashihet me ligj, dhe pa ndikime apo paragjykime tjera të mundshme.

Oda e Avokatëve të Kosovës, ka qëllim kryesor avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe mbështet organet e drejtësisë në zbatimin e ligjit, me të gjitha kapacitetet e saj.