KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Ejupi së bashku me anëtarët e Klubit të Avokatëve Frankofolës, priti në takim delegacionin nga Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë

20 July 2023

ekipi

Prishtinë, 20.07.2023 – Kryetari i OAK-së, Behar Ejupi, së bashku me anëtarët e Klubit të Avokatëve Frankofolës, respektivisht avokatët Florin Lata dhe Vigan Rogova, pritën në takim përfaqësuesen e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Elise Zahi, dhe ish-Kryetarin e Odës së Avokatëve të Grenoblit (Francë), Wilfried Samba-Sambeligue.

Në këtë, takim u diskutua për shkëmbimin e përvojave të ndërsjella, derisa duhet të theksohet se Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë, me iniciativën e Klubit të Avokatëve Frankofolës të Odës së Avokatëve të Kosovës, ka miratuar projektin për ndihmën dhe shkëmbimin e përvojave, në rishikimin e Statutit dhe Kodit të Etikës Profesionale të Avokatit, të Odës së Avokatëve të Kosovës.