KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

65 kandidatë i nënshtrohen provimit nga Kodi i Etikës Profesionale

08 August 2023

ekipi

08.08.2023, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës mbajti provimin nga Kodi i Etikës Profesionale për Avokatë, të cilit iu nënshtruan 65 kandidatë.

Paraprakisht, me një fjalë rasti kandidatët i përshëndeti Kryetari i Komisionit për Provimin nga Etika, Bardh Maksuti, i cili uroj kandidatët shumë suksese në provim dhe hyrjen në profesionin e avokatit, derisa Vjollca Ajeti u.d. Drejtor Ekzekutiv, tha se OAK mbetet e përkushtuar për përmbushjen e misionit të saj kushtetues e ligjor, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të sistemit të drejtësisë.

Më tutje, mbikëqyrjen e procesit të provimit e vazhdoj Komisioni vlerësues, në përbërje nga Bardh Maksuti, kryesues i Komisionit si dhe anëtarët Kemajl Ademaj dhe Florin Vërtopi.

Oda e Avokatëve të Kosovës, uron të gjithë kandidatët të cilët kanë kaluar provimin, dhe ju dëshiron suksese në procedurat e mëtutjeshme të licencimit.