KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërroj jetë avokati Haxhi (Isuf) Çekaj

25 August 2023

ekipi

Prishtinë, 25.08.2023 – Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Haxhi Çekaj. Varrimi i të ndjerit, do të bëhet sot me datë 25.08.2023 në ora 16:00 në varrezat e fshatit Irzniq, Komuna Deçan.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Avokati Haxhi, u lind me 25.08.1954, në fshatin Irzniq, Komuna e Deçanit. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1976, ndërsa Provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë në Prishtinë në vitin 2005.

Komuna e Deçanit, organizon mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të avokatit Haxhi Çekaj, në sallën e Kuvendit të Komunës, duke filluar nga ora 13:00.  

Avokati Haxhi, ushtroi profesionin e avokatit, me seli të zyrës në Deçan.