25 August 2023
23.08.2023, Pejë – Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Pejë, mbajti takim me avokatët e Regjionit të Pejës, ku i pranishëm ishte Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, avokat Behar Ejupi dhe kryetari i Degës Regjionale në Gjakovë avokat Ergjyment Barbullushi.
Takimin e udhëhoqi kryetari i DR Pejë, Blerim Ademaj, derisa Kryetari i OAK-së Behar Ejupi në fjalimin e tij, përshëndeti avokatët e pranishëm dhe avokatëve të rinj i’u uroi shumë suksese në punën si avokatë.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth problemeve dhe sfidave që hasin avokatët në punën e përditshme, po ashtu avokatët e Regjionit të Pejës, janë të shqetësuar për mos pagesën e faturave për angazhime ex officio nga muaj Mars i këtij viti nga Gjykata Themelore Pejë.