29 August 2023
Pejë, 29.08.2023 - Kryetari i DR-Pejë av. Blerim Ademaj, mbajti takim me Mbikëqyrësen e Gjykatës Themelore Pejë – Dega Deçan, Ajshe Bala, në takim morën pjesë avokati Nexhat Musa dhe avokate Merita Binakaj me seli të zyrës në Deçan.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi dhe zbatimi i memorandumit mes KGJK dhe OAK-së, në të cilin parashihet se angazhimet sipas detyrës zyrtare (ex officio) të bëhen nga zyrat e OAK-së , po ashtu në këtë takim u kërkua nga gjyqtarja Ajshe Bala se përfaqësuesit e përkohshëm të caktohen po ashtu nga zyrat e OAK-së, e jo nga Gjyqtarët, për hire të barazisë angazhimet të jenë te barabarta për gjithë avokatët, po ashtu në takim u diskutuan edhe çështje tjera të rëndësishme për lehtësimin e punëve gjatë ushtrimit të punës së avokatit.
Mbikëqyrësja e Gjykatës në Gjykatën Themelore Pejë – Dega Deçan, shprehi gatishmërinë për zbatimin e kërkesave të parashtruara.