15 September 2023
14.09.2023, Pejë – Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Pejë, mbajti takim me avokatët e Klinës.
Takimin e udhëhoqi kryetari i DR Pejë, av. Blerim Ademaj, i cili në fjalimin e tij, përshëndeti avokatët e pranishëm dhe ju uroje suksese në punën si avokatë.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth problemeve dhe sfidave që hasin avokatët në punën e përditshme, po ashtu avokatët e Klinës, janë të shqetësuar për tarifat e ulëta për angazhimet ex officio, avokatët e Klinës janë të shqetësuar për numrin e vogël të Gjyqtarëve në Gjykatën Themelore në Pejë-Dega Klinë, në takim u diskutuan edhe çështje tjera të rëndësishme për lehtësimin e punëve gjatë ushtrimit të punës së avokatit.
Kryetari i Degës ju premtoj se këto shqetësime do t’i adresoj tek mbikëqyrësja e Gjykatës Themelore Pejë – Dega në Klinë, ku të kërkoj një takim me qëllim që të evitohen këto problem që i shqetësojnë avokatët e Klinës.