KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari i OAK-së, Behar Ejupi, mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Strategjisë për Sundimin e Ligjit

20 September 2023

ekipi

20.09.2023, Prishtinë – Komiteti Drejtues i Strategjisë për Sundim të Ligjit, mbajti mbledhjen e rregullt, në të cilën u raportua periudha e gjashtëmujorit të parë të këtij viti, nga institucionet pjesëmarrëse të Strategjisë, nën pjesëmarrjen e të gjithë akterëve kryesor të sundimit të ligjit, po ashtu në këtë takim morën pjesë, partnerët ndërkombëtarë, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të pranishëm të tjerë.

Kryetari Behar Ejupi, theksoj se angazhimi i Odës së Avokatëve të Kosovës, ka qenë i madh në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve që dalin nga Strategjia. Ai shtoj se: "ndonëse e kam theksuar edhe më herët se OAK nuk ka qenë fare e përfshirë në procesin e hartimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit, por që edhe kemi kërkuar që të kemi përfaqësuesin në Komitetin Drejtues".

Po ashtu, tha se OAK ka marr obligime nga kjo Strategji, duke mos qenë prezent në fazën e hartimit, gjë që ka na ka sjellë në situatën që disa nga këto aktivitete për OAK-në të jenë të pa mundshme dhe të pa arritshme për tu përmbushur. Angazhimi i OAK-së, në përmbushjen e detyrimeve të saj, tregohet me vet faktin se për më pak se 3 muaj (për shkak të vonesës që jemi vënë në dijeni), vitin e kaluar kemi përmbushur 50% të aktiviteteve në total që parashihen.

Oda e Avokatëve të Kosovës, ka përmbushur në tërësi të gjitha aktivitetet nga të cilat ajo ka në kompetencë, ndërsa për aktivitetet tjera të pa mundshme për tu përmbushur, është e lidhur me procedura gjyqësore, me pengesa ligjore dhe se nuk interferohet vullneti i OAK-së në këtë proces.