14 October 2023
14.10.2023, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës, sot ka filluar Trajnimin për përgatitjen e Provimit të Jurisprudencës.
Duke u nisur nga rëndësia që ka për Odën e Avokatëve të Kosovës ky trajnim, në hyrje të trajnimit, prezent ishte edhe Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, i cili fillimisht i'u dëshiroj mirëseardhje kandidatëve, pastaj theksoj rëndësinë që kandidatët duhet t'i kushtojnë përgatitjes profesionale jo vetëm për përfundimin e Provimit të Jurisprudencës por edhe më tutje e në vazhdimësi sepse përgatitja profesionale është parakusht për tu kyçur me sukses në sistemin e drejtësisë.
Kandidatët do të dëgjojnë ligjëratat në këto dy ditë nga lënda “E drejta Penale” të cilën e ligjëron z. Artan Qerkini, avokat në Prishtinë.
Vlen të ceket se përmes këtij trajnimi, kandidatët do të mund të ngritin aftësitë profesionale me qëllim të përgatitjes dhe dhënies së Provimit të Jurisprudencës.
Trajnimi përbëhet nga ligjërata të avancuara me program adekuat duke përfshirë ligjërues dhe/apo profesionist të fushave, për të cilat ata janë përgjegjës në ushtrimin e profesioneve juridike.
Trajnimi do të zgjas 8 (tetë) javë dhe në përfundim të trajnimit Oda, do të pajisë kandidatët me certifikatë për ndjekjen e trajnimit.