KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari i DR-Pejë av. Blerim Ademaj, mbajti takim me Mbikëqyrësen e Gjykatës Themelore Pejë – Dega Klinë, Sabrije Rraci

06 November 2023

ekipi

Pejë 02.11.2023-Kryetari i DR-Pejë av. Blerim Ademaj, mbajti takim me Mbikëqyrësen e Gjykatës Themelore Pejë – Dega Klinë, Sabrije Rraci, në takim morën pjesë avokatet Prenk Palushi dhe Lon Palushaj  me seli të zyrës në Klinë.

Ky takim, vjen pas takimit që u mbajte me avokatet e Klinës me datë 14.09.2023, nga të cilët është kërkuar takim me Mbikëqyrësen e Gjykatës Themelore Pejë – Dega Klinë, Sabrije Rraci pasi që avokatët e Klinës ballafaqohen me ankesa të shumta andaj kërkuan që ti përcillen Mbikëqyrëses e Gjykatës Themelore Pejë – Dega Klinë, Sabrije Rraci.

 Mbikëqyrësja e Gjykatës në Gjykatën Themelore Pejë – Dega Klinë, shprehi gatishmërinë për zbatimin e kërkesave të parashtruara nga kryetari i DR-Pejë av. Blerim Ademaj dhe avokatëve të Klinës.

Ky takim, vjen nga vrazhda e takimeve me gjykatë në Rajon Pejë, Deçan , Klinë.