15 November 2023
Oda e Avokateve te Kosovës - Dega në Pejë, në mbështetjen e OSBE-së, organizuan punëtorinë lidhur me Rritjen e bashkëpunimit mes Gjykatës, Prokurorisë, Odes së Avokateve dhe Policisë së Kosovës në Rajonin e Pejës. Ne ketë takim morën pjesë përfaqësuesit e Gjykatës Themelore në Pejë dhe përfaqësuesit e Prokurorisë Themelore në Pejë.
Qëllimi i kësaj tryeze ishte te shërbejë si një platforme për te gjithë profesionistët, për te shkëmbyer njohuritë dhe përvojat e tona ne bashkëpunimin ndërmjet Gjykatës, Prokurorisë, Policisë dhe Odes se Avokateve te Kosovës -Dega ne Peje.
Objektivi kryesor i takimit ishte nxitja e një mjedisi bashkëpunues që inkurajon diskutimet, identifikimin e çështjeve shqetësuese dhe mënyrat për t'i adresuar ato, si dhe shkëmbimin e praktikave më te mira te cilat do te kontribuojnë në zhvillimin e bashkëpunimit nder institucional.
Tryeza u mbajt me datë 14.11.2023 ne hotel "Trofta" në Istog.