KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

U mbaj Kuvendi i Degës Regjionale në Prishtinë, në të cilin avokatët votuan për delegatët e kësaj dege

22 January 2024

ekipi

Prishtinë, 20.01.2024 – Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Prishtinë, mbajti Kuvendin zgjedhor në të cilin janë votuar delegatet e kësaj Dege. Në procesin e votimit kanë marrë pjesë 440 avokatë sa kanë qenë pjesëmarrës në këtë Kuvend, nga 723 avokatë sa i ka gjithsej kjo Degë.

Kuvendin e hapi me një fjalë rasti Kryetari i DR Prishtinë Nasuf Hasani, derisa më tutje vazhdoj me kryesimin e Kuvendit, sipas procedurave të Kuvendit zgjedhor.

Avokatët e Regjionit të Prishtinës pas procesit maratonik të votimit dhe numërimit, zgjedhën delegatët e Kuvendit të DR Prishtinë, të cilët do të përfaqësojnë  Degën, në Kuvendin e Përgjithshëm të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Oda e Avokatëve të Kosovës në mënyrë transparente dhe demokratike, ka mbajtur zgjedhjet edhe në Degët tjera Regjionale.