KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërroj jetë avokati Qazim Qeska nga Rahoveci

24 February 2024

ekipi

Rahovec, 24.02.2024 – Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Qazim Qeska. Varrimi i të ndjerit, do të bëhet nesër me datë 25.02.2024 (e diel) në ora 14:00, në varrezat e qytetit në Rahovec.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Komuna e Rahovecit organizon mbledhje komemorative, më 25 shkurt 2024, në orën 11:00, në Sallën e Kuvendit Komunal, në nderim të jetës dhe veprës së tij.

Avokati Qazim, profesionin e avokatit e ushtroi me seli të zyrës në Rahovec.