KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

09.11.2024 - OAK organizoi trajnimin e radhës për avokatët e Degës Regjionale - Mitrovicë

09 November 2024

ekipi

Qendra Trajnuese për Avokatë në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar (AVLO), ka organizuar trajnimin e radhës për avokatët e Degës Regjionale - Mitrovicë.

Temë e trajnimit ishte “Prezantimi i udhëzuesit mbi Kriteret e Pranueshmërisë nga ana e Gjykatës Kushtetuese” dhe “Mbrojtja gjyqësore e të drejtës së lirisë dhe sigurisë, si dhe e të drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, me fokus tek jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe ajo e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”

Ligjërues në këtë trajnim nga Gjykata Kushtetuese ishin Gjyqtarët Enver Peci dhe Jeton Bytyqi, Suzana Krasniqi, Gjykata Kushtetuese  si dhe z. Bekim Sejdiu, profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” si dhe ish - gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Trajnimi u shoqërua me diskutime të ndryshme dhe interaktive, duke ndihmuar avokatët të thellojnë njohuritë e tyre në këtë fushë të rëndësishme.

Ky trajnim u organizua në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, të cilët i falenderojmë për bashkëpunimin e ngushtë me OAK.